Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për herë të shtatë në histori. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e Stadionul Zimbru me misionin për të prerë biletën në Gjermani 2024 dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari.
Në gjashtë duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.
Lexo edhe:
- Kombëtarja shqiptare mbërrin në Moldavi, kuqezinjtë në formë fantastike
- Koncert dhe pije falas para Moldavi-Shqipëri, vendasit përgatiten për festë
- Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut
- Trajneri i Moldavisë: Gati të vdesim në fushë ndaj Shqipërisë
Ndërkohë që takimet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare. Vlen për t’u theksuar se kuqezinjtë kanë pësuar gol nga Moldavia vetëm në një sfidë.
Ishte përballja e qershorit të vitit 1995. Duel i vlefshëm për fushatën kualifikuese të Angli 1996, të cilin Shqipëria e fitoi 2-3 në Kishinjev.
Suksesi u fundit u regjistrua në qershorin e këtij viti në “Air Albania”, me djemtë e Sylvinhos që mposhtën Moldavinë 2-0 falë realizimeve të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.
Moldavi-Shqipëri vjen live për të gjithë tifozët shqiptarë në SuperSport 2. Duke nisur prej orës 18:00.
Dita e Kombëtares, kuqezinjtë për të shkruar historinë në Kishinjev
