Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Statistikat zbulojnë dy lojtarët më të besuar të Simeones, portieri nuk zëvendësohet kurrë!

Atletico Madrid e mbylli vitin 2021 me katër humbje radhazi në La Liga, duke humbur shumë terren në garën për titullin kampion. Në fund të vitit ka vend edhe për llogari dhe statistikat tregojnë se dy lojtarët me më shumë minuta në ketë vit janë Oblak dhe Correa.

Portieri slloven nuk ka humbur asnjë minutë nga 42 ndeshjet e luajtuara në vitin 2021, duke u kthyer në lojtarin më të mbingarkuar sa i përket minutave. Ashtu si Oblak edhe Correa është lojtari i cili ka luajtur në 42 takime, por me një minutazh më të reduktuar.

Mbingarkesa e sezonit solli për skuadrën e Atletico Madrid një numër shumë të lartë ndeshjesh, kjo kushtëzuar nga viti 2020 i cili filloj me shumë vonesë për shkak të pandemisë.

Natyrisht një sezon i gjatë, sjell edhe luhatje në performancë, por Oblak mbetet një titullar i padiskutueshëm dhe mbi të gjitha një nga lojtarët më të mirë në organikën e Simeonës dhe jo vetëm. Slloveni ka gjetur qetësi vetëm në ndeshjet e Kupës, pasi në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve është emri i parë në formacionin e madrilenëve. Correa është një rast i ngjashëm me portierin.

Argjentinasi mund të jetë titullar ose jo, por ai është gjithmonë aty për të ndihmuar skuadrën dhe teknikun Simeone. Tekniku argjentinas gjithmonë ka gjetur mbështetjen e sulmuesit, pasi është një nga lojtarët kryesor për të ruajtur harmoninë pavarësisht minutazhit që merr, apo faktit që luan apo jo nga minuta e parë.

Rasti i sulmuesit është i ndryshëm me Oblak, sepse portieri nuk zëvendësohet kurrë dhe slloveni e mbyll këtë vit 2021 me 3780 minuta të luajtura, ndërsa sulmuesi me 2594. Nga 42 ndeshjet e Atletico Madrid argjentinasi ka zbritur në fushën e lojës si titullar nga minuta e parë në 32 raste dhe në 27 ndeshje është zëvëndësuar, pra vetëm 5 ka përfunduar deri në minutën e 90.

Sa i përket statistikave të tjera, Oblak në këtë vit ka pësuar 42 gola, me një mesatare pësimi 1 gol për ndeshje, ndërsa në 13 takime ia doli të mbante kuadratin e paprekur. Sa i përket shifrave të Correa-s, sulmuesi shënoi 12 gola në këtë sezon duke shtuar edhe faktin që dhuroi 7 asist.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...