Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Statusi i vaksinës “bën me dhimbje koke” Tuchel, trajneri i Chelseat humbet dy mesfushorë

COVID-19 vazhdon të rezultojë një faktor në botën e futbollit, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët që ende nuk e kanë të sqaruar statusin e tyre, nëse janë të vaksinuar apo jo. Prej kësaj, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk mund të ketë në dispozicion për turneun në Amerikë, N’golo Kane dhe Ruben Loftus-Cheek.

Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet të cilat nuk lejojnë të huajt e pavaksinuar të hyjnë në territorin e tyre, aq më shumë nëse këta persona e kanë kaluar më parë coronavirusin. Si Kante, ashtu edhe Loftus-Cheek e kanë kaluar COVID-19, megjithatë nuk ka asnjë sqarim nëse ata janë të vaksinuar, apo nëse kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjithsesi, fakti që lojtarët nuk kanë mundur të udhëtojnë për në USA, lë të kuptohet se ata nuk i kanë zbatuar rregullat e Premier League teksa të gjithë futbollistët do të duhej të ishin të imunizuar dhe të merrnin të paktën dy dozat e vaksinës.

Gjatë turit në Amerikë, Chelsea do të zhvillojë tre miqësore në harkun e një jave teksa e parë është programuar më datë 16 korrik ndaj meksikanëve të Club America, më pas radhën e ka sfida me vendasit e Charlotte dhe në fund derbi me Arsenalin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...