Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Statistikat, Allegri trajneri më i mirë në Europë

Masimiliano Allegri pushton Europën. Pikërisht kështu, pasi asnjë trajner nuk ka bërë më mirë se italiani në ndonjë prej kampionateve simotra europiane përgjatë tre viteve të fundit. Falë interpretimit të moduleve dhe skemave që ndryshojnë nga viti në vit, “rezymeja” e Allegrit flet për një vazhdimësi fitoresh në Itali dhe një performancë shumë të kënaqshme në Europë. Me pak fjalë, Juventusi i Cristiano Ronaldos ka një vlerë të shtuar në mesin e saj, 51-vjeçarin nga Livorno.

Por, për të qëndruar më konkretisht në territorin fqinj të Italisë, mund të përmendim 5 titujt e tij në kampionat, një me Milanin dhe katër radhazi me klubin nga Torino. Në klasifikimin për trajnerë shumë herë fitues të serisë A, Allegri, ka vetëm një emër para tij, atë të Giovanni Trapattonit, me 7 tituj të rreshtuar në palmaresin e tij.

Ndërkohë që është shumë pranë dyfishimit të titujve të Antonio Contes, që numëron tre në kampionat. Gjithsesi, për të dalë nga kufijtë e Italisë, Allegri e mban mirë ritmin edhe me krahasimet europiane, pasi është lideri në tre vitet e fundit me sukseset e tij, duke numëruar përqindjen më të lartë të fitoreve mes kampionatit dhe kupave europiane. 2.48 pikë për ndeshje është mesatarja për Max në Serinë A, 74% përqind sukseset e tij mes kampionatit dhe Championsit.

I dyti renditet Guardiola me 2.41 pikë për ndeshje. Allegri lë pas edhe Ancelottin dhe tri herë kampionin e Europës, Zidane, sikundër Sarrin dhe Simeonen. Në këtë mënyrë, tundimi për të është i madh dhe Juventusi duhet t’i bëjë llogaritë mirë më konkurrencën e klubeve të tjera të mëdha, që drejtohen nga trajnerë më pak të titulluar siç është rasti i Santiago Solarit në Madrid, ai i Solskjaer tek Manchester United, për të vijuar akoma me Niko Kovac tek Bayern Mynih apo Ernesto Valverde tek  Barcellona.  Kjo e sotmja sigurisht që quhet Juvja e Cristiano Ronaldos, por pa trajnerin e rekordeve situata edhe mund të ndryshonte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...