Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Stazhilla nuk fshihet: Objektivi i Laçit është titulli kampion

Pas eksperiencës disa mujore te Kukësi gjigandi moldav i portës Dimitri Stazhilla u rikthye në Shqipëri por këtë herë për të mbajtur një barrë shumë të rëndë mbi supe pasi do të jetë pasuesi I talentit Gentjan Selmani te Laçi. Edhe pse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e kurbinasve, Stazhilla është ambientuar menjëherë te skuadra e Starovës.

“Jam i lumtur që rikthehem në Shqipëri dhe që i bashkohem Laçit. Kam vetem pak ditë këtu, por më mjafton për të kuptuar që kemi një skuadër të mirë, një grup lojtarësh cilësorë. Jam ambjentuar menjëherë dhe të gjtihë janë treguar të sjellshëm kundrejt meje. Jam munduar të rikujtoj disa fjalë në shqip. Besoj se do bëjmë mirë në këtë sezon do kemi rezultate të pëlqyeshme”.

Stazhilla ka bindjen se te Laçi do të bëjë paraqitje të mira, që tifozët të harrojnë sadopak mungesën e Selmanit mes shtyllave.

“Sa herë vjen në një skuadër të re duhet të tregosh më të mirën e mundshme, sepse të gjtihë presin nga ty të kesh një performancë pozitive dhe ta ndihmosh ekipin pse jo të fitoj edhe trofe”.

Ashtu si trajneri Starova edhe portieri moldav e ka të qartë objektivin e Laçit dhe e thotë pa doreza se kurbinasit do të tentojnë fitimin e titullit kampion.

“Nga dita e parë kur erdha këtu trajneri dhe presidenti ma bënë të qartë se synimi është titulli kampion dhe kjo më duket pozitive. Mendoj se çdo skuadër duhet të ketë një objektiv dhe maksimumi i një objektivi është të fitosh titullin kampion. Pa diskutim që do na duhet të luftojmë për t’u shpallur kampion, por besoj se shanset i kemi”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...