Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Steaua e Bukureshtit kërkon mesfushorin shqiptar, palët pranë marrëveshjes

Prej sezonit 2018-2019, Enriko Papa është pjesë e elitës së futbollit rumun teksa aktivizohet me skuadrën e Botosanit. Mesfushori shqiptar është përshtatur më së miri te kjo skuadër, ndërsa është kthyer në një nga lojtarët kryesorë falë grintës, por edhe golave të cilat në disa raste kanë qenë vendimtarë dhe i kanë dhuruar pikë Botosanit. Dhe, në fakt paraqitjet e 28-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga gjigandët e futbollit rumun, Steaua e Bukureshtit.

Këta të fundit e kanë monitoruar Papën dhe janë të bindur se ish-lojtari i Tiranës dhe Bylis mund të shtojë kualitetin në organikën e Steauas, ndërsa presidenti i Steauas dhe Botosanit kanë biseduar nëse mund të gjejnë një marrëveshje financiare për lojtarin, teksa vlen të theksohet se mesfushori është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin aktual.

Nëse transferimi i Papës te Steaua mbyllet me sukses, atëherë ky do të ishte një hap vërtet cilësor për futbollistin i cili në këtë formë mund të afrohet edhe me një grumbullim në kombëtare çka prej kohësh është një objektiv i tij.

Në sezonin aktual, Papa është aktivizuar në 20 ndeshje ndërsa ia ka dalë të realizojë dy gola, ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist. Për momentin Botosani mban vendin e katërt në klasifikim me 38 pikë ndërsa Steaua e Bukureshtit renditet e dyta me 52 pikë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...