Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sterling lëshon sfidën: Titullin e fiton M.City, sepse te Liverpooli ka shumë presion!

Te Liverpooli ka më shumë presion se te Manchester City për të fituar titullin dhe ky është një faktor që mund të ndihmojë skuadrën e Guardiolës në këtë sezon. I këtij mendimi është Raheem Sterling i cili ka provuar të luajë me të dyja skuadrat. Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat me 10 ndeshje të mbetura në kampionat.

“Kemi besim në vetvete dhe kemi mentalitetin e duhur për të fituar përsëri titullin. Jemi të fokusuar 100% për të mos bërë asnjë hap fals ndaj kujtdo.”

Gjatë sezonit 2013/14, Sterling po shkëlqente me The Reds nën drejtimin e Brendan Rodgers. Megjithatë, megjithëse i shkoi titullit shumë pranë, e humbi në fund të sezonit.

“Kur isha te Liverpool kisha më tepër presion sesa këtu. Mendoj se tifozët ndikuan te ne. Ishim në kontroll dhe kishim mundësinë, por nuk e shfrytëzuam. Këtu është ndryshe. I marrim ndeshjet një e nga një, por është komplet ndryshe nga viti i kaluar, kur fituam bindshëm kampionatin. Jemi ne ndjekësit dhe gara është shumë e fortë për momentin, por kam besim të plotë te skuadra.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...