Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Sterling prezanton atletet e reja, historia e veçantë që fshihet pas tyre!

Raheem Sterling u transferua këtë verë te Chelsea duke lënë Manchester Cityn pas shtatë viteve. Gjithsesi, nuk pati shumë nostalgji nga ana e sulmuesit për lamtumirën me The Citizens, duke qenë se Sterling u rikthye në Londër vendlindjen e tij, ku futbollisti ka hedhur hapat e parë të karrierës duke sakrifikuar shumë. Madje, për hir të kohëve të kaluara, lojtari i kombëtares britanike ka prezantuar edhe atletet e reja të cilat janë vijnë si një kujtim prej ditëve kur Sterling shkonte në stërvitje me autobuz i shoqëruar nga motra e tij.

“3 autobuzë për të shkuar në stërvitje. 18, 182, 140, këto numra nuk do t’i harroj kurrë. Pavarësisht problemeve motra ime më shoqëronte gjithnjë. Këto atlete i kam si dedikim për të dhe për të gjitha momentet që kemi ndarë së bashku në rrugën drejt suksesit”, tha Sterling.

Në sezonin e aktual, Sterling ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje për Chelsean ndërsa synimi është të festojë një trofe me Blutë e Londrës si një djalë i qytetit i rritur pranë stadiumit Stamford Bridge.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...