Kombëtare

Stërvitja e fundit/ Reja piketon 11-shen që do të aktivizojë ndaj Estonisë

Shqipëria mbylli dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, duke marrë vetëm një pikë në Islandë, teksa grumbullimi i qershorit do të përfundojë nesër në mbrëmje, menjëherë pas sfidës miqësore ndaj Estonisë.

Një pjesë e mirë e titullarëve kuqezi janë larguar tashmë nga grumbullimi, teksa miqësorja e nesërme do t’i shërbejë trajnerit Edi Reja për të testuar emra të rinj dhe lojtarë që kanë luajtur më pak gjatë dy ndeshjeve të para.

Kështu SuperSport mëson se në portë do të luajë Gentian Selmani si titullar, teksa para tij do të aktivizohen Enea Mihaj, Erjon Hoxhallari dhe Ardian Bajrami, me këtë të fundit që do të debutojë me fanellën kuqezi, pasi mori pasaportën shqiptare në fillim të këtij muaji.

Në mesfushë Hysaj do të rikthehet në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë favorit është Lenjani, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ta nisë titullar Haveri, një futbollist që është pjesë e Riminit në Itali.

Në qendër të mesfushës do të luajnë Ramadani e Çekiçi të sigurt, teksa dilema e Rejës është mes Amir Abrashit dhe Enis Çokajt. Më pak dyshime ka për sulmin, që pritet të përbëhet nga futbollistët më në formë, Armando Broja dhe Guiacomo Vrioni, që do të luajnë për herë të parë në krah të njëri-tjetrit.

Formacioni i mundshëm:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency