Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Stërvitja e kuqezinjve, Panucci jep indicie për formacionin anti-Ukrainë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Verbier përpara nisjes për në Evian për sfidën me Ukrainën, duke dhënë dhe indiciet e para sa i përket atij që mund të jetë formacioni titullar, edhe pse Panucci duhet ende të zgjidhë disa mëdyshje. Abazaj bëri një stërvitje të diferencuar, duke kryer një vrap të lehtë rreth fushës, ndërkohë që stërvitja ishte kryesisht taktike dhe u provuan disa situata të ndryshme në goditjet standarde. Trajneri u pa të provonte skemën 4-1-4-1 në ndeshjen brenda familjes, ku skuadra që mund ta nisë si titullare përbëhej nga Berisha në portë, Hysaj në të djathtë, Mavraj në qendër me Gjimshitin, ndërsa këtë herë Veseli u provua mbrojtës i majtë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë dhe nga Memolla. Përpara mbrojtjes u rreshtua, Sabien Lilaj, kurse në mesfushë, Roshi ishte në të djathtë, Ramadani dhe Ndoj në qendër, si ndaj Kosovës, dhe Lenjani në të majtë. Në vend të Roshit, u aktivizua dhe Gavazaj. Në sulm ndërkohë mund t’i besohet Rei Manajt si titullar, ndërsa Sindrit Guri e zëvendësoi në pjesën e dytë, gjë që nuk përjashton mundësinë që lojtari më i ri i Ostendes të startojë sërish si titullar edhe ndaj Ukrainës. Gjithsesi, mëdyshjet e fundit Panucci do t’i sqarojë në seancën stërvitore që do të ketë këtë të shtunë, që do të jetë dhe e fundit përpara ndeshjes me Ukrainën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...