Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Stojku: Ndaj Kukësit duam 3 pikët, ja pse pranova stolin e Kamzës

Të pranosh të ulesh në një kolltuk “të zjarrtë” që ka djegur brenda 6 muajve 3 trajnerë, kërkon guxim. Gentian Stojku me kurajë ka pranuar sfidën për të drejtuar Kamzën në këtë çast kritik.

Cilësia e futbollistëve ishte një nga arsyet kryesore që ndikuan në zgjedhjen e teknikut për të vijuar karrierën në një ambient që ka “prerë kokën” e tre kolegëve të tij.

“Unë vetë e njoh mirë ekipin dhe mund të them me bindje, që pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve, nuk e meritojnë të jenë në këto pozita. Kam folur me drejtuesit dhe kam marrë garancinë e tyre për normalizimin e problematikave, ndaj dhe vendosa të pranoj ofertën. Situata nuk është aspak e mirë, por besoj se me punë do të mund t’ia dalim”, tha Stojku.

E shkuara është e shkuara dhe Kamza e Stojkut do të rinisë nga ky moment, disa janë drejtimet ku do të kërkoj të përqendrohet tekniku elbasanas, fillimisht aspekti psikologjik por pa anashkaluar edhe atë tekniko-taktik.

“DO të mbyll një faqe, pasi nuk më intereson se çfarë ka ndodhur deri tani. Unë I shoh gjërat nga tani e mbrapa dhe ua kam bërë të qartë edhe djemve, që ne na fillon kampionatin këtë javë. DO të punojmë edhe në anën psikologjike, por edhe në anën tekniko-taktike, pasi skuadra duhet t’i përshtatet mënyrës time të lojës”, tha trajneri i Kamzës.

Humbja ndaj Kastrioti ishte një goditje e fortë në stomak, por që nuk ka vrarë shpresat për të vijuar qëndrimin në Superiore dhe sipas trajnerit të ri, ndryshimi do të filloj që në sfidën e kësaj fundjavë përballë nënkampionëve të Kukësit.

“Kam gjithë jetën me sportin dhe nuk e njoh aspak presionin. Duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave, ne do të shkojmë për të luajtur dhe për të marrë 3 pikët”, deklaroi trajneri Stojku.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...