Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Stop oshilacioneve, Teuta kërkon vazhdimësinë!

Teuta në provën e vazhdimësisë dhe natyrisht atë për të bërë të madhen edhe përballë të ashtuquajturave të vogla. Skuadra durrsake deri më tani qëndron e pamposhtur përballë rivalëve direktë, ka barazuar dy herë me Tiranën, ndali në kryeqytet edhe Partizanin kampion, ndërsa i shkaktoi një humbje të hidhur Kukësit, por ndërkohë oshilacionet me skuadrat e gjysmës së poshtme të tabelës janë evidente, 3 gola të pësuar nga Laçi që nisi ringritjen pikërisht kundër tyre, humbje me Skënderbeun në Korçë. Pretendimet në Durrës janë të mëdha dhe për t’u arritur në kampionat vlen vazhdimësia, pikët mbeten njësoj ndaj çdo kundërshtari.

Skuadra vjen në rritje, barazimi ndaj Tiranës erdhi pas presionit asfiksues që ushtruan bregdetarët, edhe pse në shtesë, ndërkohë që edhe Luftëtari është një skuadër fatsjellëse për Teutën. Në fazën e parë i shënuan 3 gola, ndërkohë që në të gjitha ndeshjet e tjera nuk e kanë kaluar shifrën e një goli të realizuar, ndërkohë qe edhe Nikac, sulmuesi i blerë në verë me shpresën për të bërë bomberin, të vetmen rrjetë që ka tundur deri më tani në kampionat, është ajo ndaj skuadrës gjirokastrite. Rendimenti i sulmuesve mbetet në fakt një problem konstant për Bledi Shkëmbin, skuadra shënon pak, dhe trajneri në fakt përveç Nikac e Khalid, sulmuesit kryesorë pret më tepër edhe nga të tjerë elementë për të arritur të kurojë sindromën e finalizimit me pikatore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...