Futboll

Strakosha pranë firmës me klubin anglez, një detaj pengon zyrtarizimin

Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio me parametra zero në fund të këtij sezoni. Mediet italiane raportojnë se portieri i kombëtares shqiptare është duke negociuar me Fulham-in për t’u transferuar në Premier League nga sezoni i ardhshëm.

Arsyeja pse Strakosha do të largohet nga Lazio lidhet me pagën dhe rolin e titullarit në skuadër, të cilin portieri do ta ketë të garantuar.

Ndërsa te Fulham, mediet britanike raportojnë se shqiptari ka kërkuar bonuse shumë të larta dhe ndaj ende nuk është vendosur nënshkrimi. Megjithatë pritet që në ditët në vijim 27-vjeçari të udhëtojë për në Britaninë e Madhe për negociatat.

Gjatë këtij sezoni me Lazion, Strakosha ka luajtur në 30 ndeshje në kampionat dhe në Europa League dhe ka luajtur rol vendimtar në ecurinë e skuadrës, megjithatë palët nuk kanë gjetur akordin dhe tashmë shqiptari duket se është drejt kalimit në Premier League.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency