Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha: Jam lodhur duke pësuar gola çdo ndeshje

Foto Alfredo Falcone - LaPresse25/09/2016 Roma ( Italia)Sport CalcioLazio - EmpoliCampionato di Calcio Serie A Tim 2016 2017 - Stadio Olimpico di RomaNella foto:strakoshaPhoto Alfredo Falcone - LaPresse25/09/2016 Roma (Italy)Sport SoccerLazio - EmpoliItalian Football Championship League A Tim 2016 2017 - Olimpico Stadium of RomaIn the pic:strakosha

Edhe pse tashmë është një titullar i padiskutueshëm dhe këtë sezon Lazios i ka dhuruar disa fitore shumë të rëndësishme me pritjet e tij vendimtare, si ato në Torino dhe Gjenovë, Thomas Strakosha e ndien se mund të përmirësohet edhe më shumë. Në fitoren e tetë rresht kundër Nice, 22-vjeçari shqiptar nuk u vendos asnjëherë në provë, duke ruajtur si rrallëherë të paprekur portën e Lazios dhe objektivi i tij është që të pësojë sa më pak. Në një intervistë dhënë përpara kësaj sfide, Strakosha u shfaq kritik me veten e tij, duke i habitur jo pak gazetarët italianë. “Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje. Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, – thekson portieri shqiptar që kërkon perfeksionin nga vetja. Në 11 ndeshje gjatë këtij sezoni në kampionat, Strakosha është aktivizuar përherë titullar dhe ka pësuar 12 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjen kundër Napolit, që është edhe humbja e vetme sezonale për skuadrën “bardhekaltër”. Ndërkohë, në Europa League ai është aktivizuar në të katër ndeshjet dhe ka pësuar vetëm 3 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...