Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha ka një mesazh për ish shokun e skuadrës, De Vrij

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha ka menduar sot të përshëndesë ish shokun e tij të skuadrësm Stefan De Vrij, i cili u prezantua dje te Interi.

Portieri i bardhekaltërve rishpërndau postimin e De Vrij si lojtar i Interit dhe përshkroi me shumë përzemërsi miqësinë mes tyre. “Ka qenë një nder të luaje me ty vëlla. Paç fat dhe zoti të bekoftë”, shkroi Strakosha, duke përshëndetur ish shokun e tij të skuadrës.

Mbrojtësi 24-vjeçar holandez luajti për 4 sezone te Lazio, para se të vendoste të transferohej te Interi me parametra zero, pas përfundimit të kontratës me bardhekaltrit.

Në sezonin që sapo lamë pas, De Vrij në mbrojtje dhe Strakosha në portë, ishin dy nga pikat kyçe të trajnerit Simone Inzaghi, që udhëhoqën Lazion drejt rezultateve mjaft të mira.

Era un onore giocare con te fratello in bocca al lupo e che dio ti benedica🙌🏼

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...