Kombëtare

Strakosha: Këtë herë erdha në kohë, luajmë ndeshje vendimtare

Thomas Strakosha u rikthye në Kombëtare dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy sfidat eliminatore të Euro 2020-ës, kundër Francës dhe Islandës, ndërsa sot u përzgjodh për të dalë në konferencë për shtyp.

Sa të rëndësishme janë këto dy ndeshje për fatin e Shqipërisë në eliminatore?
Këto dy ndeshje do të jenë vendimtare, pasi do të tregojnë nëse kemi shanse për kualifikim apo jo. Ne duhet t’i vlerësojmë maksimalisht dhe të bëjmë më të mirën, për të shpresuar më pas që gjithçka të shkojë mirë.

Do doje të ishe në fushë përballë Islandës apo Francës?
Në të dyja, nuk ka një më shumë ose një më pak. Unë ndihem mirë, por pastaj vendos trajneri.

Berisha po kalon një moment të mirë. Sa e ndjeni konkurrencën?
Konkurrenca është gjithmonë pozitive. E njoh Berishën prej 6 vitesh, por në Kombëtare duam fitoren, nuk ka rëndësi kush luan në fushë, sepse këtë e vendos trajneri.

Sa keq ju vjen për barazimin me Romën?
Shumë sepse neve luajtëm mirë dhe e merituam fitoren, por tashmë kaloi gjithçka dhe duhet të shohim përpara.

Arrite të vish në kohë këtë herë?
Shyqyr zotit erdha në kohë këtë herë dhe nuk pati asnjë problem (qesh).

Si e sheh grupin që Shqipëria ka në dispozicion? Besoni se kemi mundësi të bëjmë më mirë?
Sigurisht, pasi kemi në skuadër futbollistë shumë të fortë, por duhet të rritemi gjithnjë e më shumë në lojën në grup, pasi vetëm kështu mund të tentojmë gjithçka.

Me trajnerin Reja keni punuar edhe më herët dhe e njihni mirë mënyrën sesi organizon skuadrën…
E kam njohur pak në vitin e parë që isha te Lazio, por për mua ka rëndësi mënyra se si sillet në ekip, ku trajton mirë të gjithë lojtarët dhe i bën të ndihen komodë. Ne vijmë shumë pak këtu, vetëm 10 ditë dhe nuk mund të ndryshojmë shumë gjëra, ndaj duhet vetëm të na ndihmojë të japim në fushë ato cilësi që kemi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency