Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha, “mrekullia” e pabesueshme e Lazios

Thomas, kështu quhet heroi shqiptar i Lazios në “Juventus Stadium”. Ndoshta pak ironike, sepse ky është edhe emri i djalit të Giggi Buffon, rivalit dhe idhullit të tij në fushën e blertë. Strakosha ka lindur në vitin 1995, vit kur numri 1 i Italisë u vendos në portën e skuadrës së Parmës. Krahasimet ndoshta mes tyre janë të shumta, ashtu si edhe diferencat apo karakteristikat që i dallojnë, sepse Strakosha ka preferuar të qëndrojë në hije, edhe pse me Inzaghin ka arritur të fitojë një kampionat për të rinjtë. Një rrugëtim i ndjekur bashkë me trajnerin Lazios, që në ekipet zinxhir dhe deri tek ajo mbrëmje historike në “Juventus Stadium”, ku Lazio theu mallkimin 15-vjeçar. Një përqafim që sjell në kujtesën e të dyve shumë kujtime dhe arritje të pabesueshme. Dy sezone më parë u rikthye nga huazimi te Salernitana, ku nuk arriti të bindte, dhe pak orë nga mbyllja e merkatos verore e pa veten për disa momente në Cardiff, aty ku skuadra e Championship gati-gati e kishte bindur presidentin Lottito për ta blerë. Ishte këmbëngulja e drejtorit sportiv, Igli Tare, mikut të ngushtë të të atit, që e riktheu në Formello, ndërsa në të njëjtën kohë Berisha po bëhej gati për kalimin te Atalanta.

 

Fillimet me Lazion nuk ishin aspak të lehta, sepse hija e një emri si  Gigio Donnarumma po vërtitej mbi kokën e gjithë të rinjve të futbollit italian, madje edhe mbi kokën e Strakoshës, që debutoi sezonin e shkuar pikërisht në ndeshjen kundër Milanit. Thomasi është rritur në radhët e Panioniosit, ku Tare e bleu për 75 mijë Euro, por ato ishin momentet më të vështira edhe për vetë drejtorin Tare, i cili u përball me paragjykimin e tifozëve, por edhe të mediave, që e akuzuan atë për blerje të dobëta dhe të lojtarëve anonimë, vetëm sepse ishin shqiptarë. Debutimin me Kombëtaren, si për ironi, Strakosha e pati pikërisht ndaj Giggi Buffon, në mbrëmjen e Palermos. Rritja e pabesueshme e dy viteve të fundit padyshim që është gjithashtu edhe meritë e një prej përgatitësve më të mirë të portierëve në Itali, Grigionit.

 

Në fillimet e tij te Lazio, Thomas preferoi të qëndronte në qendrën stërvitore Formello, sepse në kokë kishte vetëm futbollin. Gjithmonë ka dashur të jetë portier, pasi ky rol është vendimtar si në aspekin pozitiv dhe në atë negativ dhe këtë e tregoi me pritjen monumentale ndaj Dybalas. “Në ato momente mendon për shumë gjëra. Një ndeshje e madhe mund të përfundonte në barazim kur ne e meritonim fitoren. Zoti më ndihmoi dhe na dha këtë sukses. Me analistin tim, Grigioni, vendosëm që do të ishte mirë të hidhesha në të djathtë. Edhe im atë më kishte folur shumë dhe më në fund arrita ta prisja penalltinë”, theksoi talenti shqiptar menjëherë pas ndeshjes së 14 Tetorit, një datë që ai nuk do ta harrojë ndoshta asnjëherë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...