Serie A

Strakosha nuk mjafton, “faji” i Durmishit i jep fitoren Milanit

Milani mposht minimalisht Lazion në “San Siro” dhe rimerr brenda pak orësh vendin e katërt të Serisë A, me vetëm  një pikë më shumë se Roma, që gjithashtu fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udineses. Një sukses që erdhi në momentin e duhur, pas një serie negative prej katër takimesh, ku “Djalli” kishte arritur të merrte vetëm një pikë, në barazimin me Udinesen.

Goli i Kessiet me 11-metërsh në minutën e 79-të, pas pengimit të Musachios nga Durmishi, rezultoi vendimtar në këtë përballje, që u karakterizua nga lufta e fortë sportive, emocione dhe raste të shumta të krijuara në portat respektive, sidomos në pjesën e parë, me Piatek dhe Ciro Immobilen, që nuk patën fat për të shënuar. Pretendon për 11-metërsh Lazio në shtesë, por kryesori vazhdon lojën dhe nuk i referohet as VAR-it.

Pavarësisht humbjes, Thomas Strakosha kreu disa pritje vendimtare, ku veçohet rasti i minutës së shtesë, teksa fluturoi për t’i mohuar golin Susos.

Momente tensioni mes futbollistëve të të dyja skuadrave pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, por situata i qetësua pas ndërhyrjes së stafeve respektive. Më këtë humbje Lazio thuajse del përfundimisht nga gara për zonën Champions, me vendin e katër që duket se do të diskutohet mes Milanit, Romës dhe Atalantës.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency