Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha përballë Buffon për t’i “rrëmbyer” trashëgiminë

I kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të fituar jo vetëm besimin e trajnerit Simone Inzaghi por edhe vëmendjen e kritikëve të futbollit italian. Në prag të ndeshjes Juventus-Lazio, Thomas Strakosha vlerësohet si ana tjetër e peshores ku qëndron edhe kolegu i tij, Gianluiggi Buffon. Të dy titullarë në skuadrat respektive pasi Strakosha aka arritur të mposhtë më në fund ish numrin 1 Federico Marchetti, ndërsa këtë sezon, paraqitjet e Buffon kanë ngritur pikëpyetjet e para rreth formës së kapitenit të Italisë.

Në “Juventus Stadium” do të jetë edhe përballja personale e tyre sepse duelin e parë sezonal arriti ta fitonte ikërisht talenti shqiptar në Superkupën e Italisë ku shpëtoi Lazion me disa pritje spektakolare. Sipas mediave të vendit fqinj, Strakosha jo vetëm që i ka plotësuar pritshmëritë por i ka tejkaluar ato sepse në 10 ndeshje si titullar ka pësuar 13 gola por numri mund të ishte më i madh duke parë rastet e rrezikshme të kundërshtarëve që ka arritur të evitojë. Përveç pritjeve të pabesueshme në Superkupë, Strakosha është bërë protagonist edhe në ndeshjet kundër Veronas e Genoas.

Një portier që po tregon një pjekuri dhe siguri të pazakontë për moshën e tij dhe përballë idhullit Buffon prezantohet në momentin më të mirë të karrierës. Në Torino, të shtunën në orën 18:00, Strakosha do të zbresë në fushë që nga minuta e parë për të sfiduar sërish italianin e portës bardhezi, në një duel që pritet të konfirmojë sërish se Strakosha është në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e legjendës italiane të cilin do të ketë mundësi ta ndjekë nga afër për 90 minuta të zjarrta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...