Serie A

Strakosha start perfekt me Lazion, Gjimshiti mposht Berishën, ngec Roma

Gola me bollëk, spektakël dhe rezultate befasuese në sfidat e orës 20:45 në Serinë A, ku protagonistë në fushën e blertë ishin disa futbollistë të Kombëtares Shqiptarë.

Lazio, ku luan portieri Thomas Strakosha, i bëri një nisje perfekte kampionatit, duke fituar 0-3 në fushën e Sampdorias. Për ekipin e drejtuar nga Inzaghi realizoi dygolësh Immobile, ndërsa të dytin e takimit e shënoi Correa.

SPAL-i, ku titullar në portë aktivizohej Etrit Berisha, shpërdoroi një avantazh të dyfishtë kundër Atalantës së Gjimshitit, pasi takimi përfundoi me fitoren 2-3 me përmbysje të bergamaskëve. Golat e Di Frencescos dhe Petagnas i bënë të pavlefshëm me rrjetat e tyre Gosens dhe Muriel me dygolësh. Për Berishën ishte një sfidë emocionuese që në start, pasi përballej me ish-skuadrën e tij. “Gardiani” humbi edhe derbin kuqezi me Gjimshitin.

3 herë mori epërsinë në rezultat Roma në sfidën e “Olimpicos” ndaj Genoas, por po kaq herë arriti të kthente ekuilibrat skuadra e drejtuar nga Andreazzoli. Pas golave të Under, Dzekos dhe Kolarovit shënuan respektivisht Pinamonti, Criscito me 11 metërsh dhe Kouame.

Në takimet e tjera Cagliari u mund të shtëpi 0-1 nga debutuesit e Brescias, me gola të Donnarumas me penallti, Torino fitoi 2-1 me Sassuolon, ndërsa Verona – Bologna përfundoi 1-1.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency