Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Strakosha u përgjigjet kritikëve: E thjeshtë të gjykosh gabimet nga TV apo celulari!

Thomas Strakosha u përgjigjet të gjithë kritikëve pas fitores së thellë me shifrat 1-5 që arriti Lazio në transfertën ndaj Veronës në javën e 36-të të Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare thumboi ata persona që e kanë kritikuar për gabimet e tij në fushë duke e parë nga televizori apo nga celulari. Strakosha është i kënaqur me paraqitjet e tij në aspektin personal gjatë kësaj periudhe dhe sidomos me ato të Lazios që arriti të sigurojë edhe matematikisht kualifikimin në Champions League.

“Lazio e meritoi fitoren duke luajtur shumë mirë. Më vjen keq që pësuam gol, sipas meje as penalltia e Veronës nuk ishte. Ia krijuam vështirësitë vetes. Pas kualifikimit në Ligën e Kampioneve kemi qenë më të qetë mendërisht dhe u pa edhe ndaj Veronës kur fituam me një rezultat kaq të thellë që mungonte prej shumë kohësh. Kritikat nuk i dëgjoj, nuk më interesojnë. Trajnerët më thonë gjithmonë kur gaboj dhe unë dëgjoj vetëm ata. E di se ku duhet të përmirësohem. Është e thjeshtë të kritikosh para televizorit apo një celulari. Do të dëshironin që të ishin në vendin tim. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu te Lazio dhe mundohem që të mos humbas kurrë përqendrimin deri në minutën e 95-të. Unë jam i lumtur, futbolli është jeta ime. E di se kur paraqitem mirë dhe kur jo”, tha Strakosha.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...