Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Strakosha vetëm mbingarkesë fizike, gati për Juventusin

Lajme të mira për Thomas Strakoshën nga infermieria e Lazios. Portieri 22-vjecar, i cili u detyrua të linte grumbullimin e Kombëtares Shqiptare para transfertës së humbur 3-0 me Spanjën, ka vetëm mbinkarkesë fizike, ndaj pritet që në fillim të javës të vijojë stërvitjen me një program individual, për të qenë gati që në fundjave për sfidën shumë të rëndësishme me Juventusin në Torino.

Strakosha ka fituar statusin e titullarit te lacialët, të cilët e konsiderojnë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Lazion e pret një periudhë trejavore e ngjeshur me ndeshje, teksa në bazë të kalendarit brenda kësaj kohe të shkurtër duhet të zhvillojë plot 7 takime mes kampionatit dhe Europa League.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kategoria Superiore

Në një lidhje direkte me emisionin “ELITE SHOW”, – çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, drejtori sportiv i Skënderbeut,...

Champions League

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti deklaron në prag të ndeshjes kundër Manchester City-t, e vlefshme për takimin e parë të çerekfinale të Champions...