Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Strategjia e britanikëve për të fituar medalje? Të mësosh si të lash duart!

A e keni imagjinuar se diferencën mes një medaljeje të artë dhe asaj të argjendtë mund ta bëjë higjiena personale? Edhe pse mund të duket e çuditshme, atletët që do të përfaqësojnë Britaninë e Madhe në Olimpiadën e ardhshme janë udhëzuar sesi duhet të lajnë duart.

Instituti i Sportit në Londër u ka rekomanduar sportistëve të përdorin “SureWash”, një program që është zbatuar edhe në shërbimin spitalor, për të kryer në perfeksion një veprim të thjeshtë, që duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve. Por, që realisht jo të gjithë e bëjnë si duhet.

“Trajnimi i duhur është thelbësor, sepse sëmundjet e frymëmarrjes dhe të aparatit tretës janë kërcënimi kryesor për shëndetin dhe mund të ulin aftësinë fizike të sportistëve gjatë përgatitjeve dhe në garë,” – informon Instituti i Sportit në Londër.  Pjesa më e madhe e sëmundjeve të frymëmarrjes shkaktohet nga kontakti fizik, ndaj parandalimi shihet si thelbësor për të maksimalizuar performancën fizike dhe eliminuar edhe faktorët më minimalë të rrezikut.

Atletët britanikë do të marrim mësime nëpërmjet videove, për të mësuar sesi t’i lajnë në mënyrë korrekte duart. Madje do të jenë të monitoruar për të parë nëse atletët i kanë memorizuar veprimet që duhet të ndjekin. “Është pak e çuditshme për ta thënë, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk di t’i lajë duart në mënyrë korrekte,” – shprehet doktori Richard Hull i Institutit të Sportit. – Njerëzit e harrojnë shumë shpejt sesi duhet bërë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...