Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Strategjitë e merkatos, presidenti Laporta sqaron lëvizjet në janar dhe pozicionin e De Jong

Pavarësisht këmbënguljes së gjatë nga ana e Manchester United, Frenkie De Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona as në merkaton e radhës, atë të janarit. Është vetë presidenti i katalanasve Joan Laporta, ai i cili theksoi se mesfushori është pjesë e projektit dhe se qëllimi është ai i të shndërruarit në një yll në Camp Nou.

Nga ana tjetër, Laporta përjashtoi mundësinë e lëvizjeve të mëdha për Barçën në janar duke theksuar se transferimet e rëndësishme klubi i arriti në verë.

“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë për të shitur Frenkie De Jong. Ai është pjesë e projektit dhe unë dëshiroj që De Jong të shndërrohet në një yll për Camp Nou. Merkato në janar? Kemi punuar shumë gjatë verës, ia dolëm që të kryenim transferime të rëndësishme në atë periudhë. Nuk shoh ndonjë arsye pse të bëjmë ndryshime në merkaton e janarit”, u shpreh Laporta.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...