Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Struga e bën “zakon”, fiton sërish Kupën Pavarsia

Feston sërish Struga. Si çdo vit, për festat ë nëntorit, FSHF organizon “Kupën Pavarësia”, ku marrin pjesë 4 ekipe. Skënderbeu, 2 Korriku i Prishtinës, Otrant i Ulqinit dhe Struga nga Maqedonia diskutuan ditën e sotme në Korçë këtë trofe simbolik. Ka qenë skuadra e Strugës që ka arritur që ta fitojë për të dytin edicion radhazi këtë trofe. Skuadra shqiptare, që luan në ligën e dytë maqedonase ka triumfuar minimalisht në finale me skuadrën e Otrantit nga Ulqini.Në gjysmëfinale, skuadra e Strugës ku luan edhe ish mesfushori i Flamurtarit, Teutës e Kukësit Nijas Lena mundi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0 me golin e  Agon Hajredinit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë ishte Otranti që kaloi në finale vetëm falë 11-metërshave kundër 2 Korrikut. Finalja u vendos nga një gol në minutën e 8-të të takimit nga Lloga.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...