Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga e Shkëndija fitojnë bindshëm, Shkupi mundet minimalisht

Struga fiton bindshëm 3-1 ndaj Akademija Pandev, në takimin e javës së 25-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut dhe vijon të kryesojë e pacënuar nga ndjekësi më i afërt që është Shkëndija.

Vendasit i mbyllën llogaritë e këtij takimi që në pjesën e parë, ndërsa ishte Ibraimi ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 12’dhe vetëm tre minuta më pas ishte po ai i cili realizoi golin e dytë për Strugën.

Lexo edhe: 

Ndërsa në minutën e 20’ Muharem realizoi golin e tretë për vendasit. Miqtë tentuan të reagonin në pjesën e dytë dhe shënuan në minutën e 46’ golin e vetëm

Pas këtij takimi Struga kryeson me 49 pikë, 5 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë, ndërsa Akademija Pandev renditet në vend të nëntë me 20 pikë.

Shkëndija bindi me rezultatin 2-0 ndaj Pobeda, me golin e parë që u realizua nga Rexhepi në minutën e 29’. Ndeshja vijoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 68’, kur Shala realizoi golin e dytë për vendasit dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas javës së 25-të Shkëndija renditet në vend të dytë me 44 pikë, teksa Pobeda qëndron në vend të 11-të me 13 pikë.

Shkupi e mbylli me disfatë këtë javë, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga FK Skopje. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 21’ nga Abazi që u dhuroi tri pikët miqve.

Pas javës së 25-të Shkupi renditet në vend të tretë me 42 pikë, teksa FK Skopje në vend të dhjetë me 17 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...