Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga ecuri perfekte, Shkupi pëson humbjen e parë, barazon Shkëndija

Shkarkimi i trajnerit Goce Sedloski nuk reflektohet me rezultat pozitiv te skuadra e Shkupit. Kampionët të fuqi Maqedonisë së Veriut u mposhtëm 2-0 nga Bregalnica Stip në transfertë, ku që nga minuta e 32-të ekipi nga Çairi luajti në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Adetunjit me karton të kuq. Ndërkohë për vendasit shënoi dy herë i njëjti autor, Gjorgjiev, në minutat 77’ dhe 85’.

Me fitoren e gjashtë radhazi Struga, që iu imponua 0-3 Akademija Pandevit. Të papërmbajtshëm struganët, që e zhbllokuan rezultatin në minutën e 32-të me Shabanin, për t’i dyfishuar shifrat në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 73-të me Ibraimin. Golin e rezultatit përfundimtar 0-3 e realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt Merjani.

Ndalet në barazim 1-1 Shkëndija e Tetovës në takimin e shtëpisë përballë Makedonija GP. Fillimisht shënuan miqtë me Voshan në minutën e 54-t, ndërsa për kuqezinjtë tetovarë realizoi Doriev (63’).

Në dy takimet e tjera FK Skopje fitoi 1-0 me Pobedan, ndërsa Sileks – Tikves përfundoi 3-2.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...