Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Struga fituese e Kupës Pavarësia 2017, Otrant thyhet pas penalltive

Struga është fituese e edicionit 2017 të Kupës Pavarësia. Skuadra shqiptare që militon në ligën e dytë maqedonase triumfoi përballë Otrant nga Ulqini në finalen e dy klubeve që u paraqitën në turne si më pak favoritët. Finalja u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Struga fitoi 4-1 pas ekzekutimit të penalltive.

Struga nuk zhgënjeu në pjesëmarrjen e parë në Kupën Pavarësia, ku zëvendësoi Shkëndijën e Tetovës, që u detyrua të tërhiqej prej faktit që është në pozita shumë të mira në garën për titullin në kampionat.

Ekipi i vendlindjes së Nijas Lenës, një prej “yjeve” të kampionatit shqiptar kaloi Tiranën 1-0, ndërsa Otrant fitoi 2-1 me Lirinë e Prizrenit. Dy finalistet ishin të avantazhuara sepse rivalët nuk u paraqitën me ekipet më të mira prej angazhimeve në kupë dhe kampionat.

Edhe pse luajti në inferioritet numerik në pjesën më të madhe të finales 45-minutëshe, ekipi strugan arriti të mos pësonte gol, edhe pse kundërshtarët nga Ulqini kishin dy shanse shumë të mira për të shënuar.

Me suksesin 4-1 pas penalltive Struga u shpall fituese e trofeut Pavarësia. Liria ishte ekipi “Fair Play” i turneut, ndërsa Altin Loga i Strugës u shpall “Lojtari më i Mirë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...