Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Struga kryesuese ngec në shtëpi, festojnë Shkupi dhe Shkëndija

Struga ngec në shtëpi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe sheh t’i afrohen Shkupi dhe Shkëndija. Skuadra e Shpëtim Duros e mbylli në barazim 0-0 takimin ndaj Makedonija GP.

43 pikë numëron Struga pas javës së 21-të, dy më shumë se kampionët e Shkupit. Kryeqytetasit triumfuan 3-1 përballë Rabotnickit, takim ku katër golat u realizuan në pjesën e parë.

LEXO EDHE:

Feston edhe Shkëndija. Kuqezinjtë fituan 2-1 përballë Akademija Pandev. Eraldo Çinari shënoi golat e fitores në fraksionin e parë të takimit.

Shkëndija regjistroi suksesin e dytë radhazi shtëpiak dhe është futur në garën për titullin, pasi ndodhet pesë pikë larg Strugës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...