Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga merr arratinë, mbyllet në paqe derbi i shqiptarëve Shkëndija-Shkupi (video)

Struga, një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpara. Skuadra që po çudit me rezultatet e saj në këtë fillim sezoni mori fitoren e tetë radhazi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, këtë herë 2-0 përballë Tivkesit, skuadër e sapongjitur në elitë. Golat për ekipin e drejtuar nga Srgjan Saharieski u shënuan nga Besart Ibraimi dhe Darko Ilieski.

Debuton me barazim në krye të Shkëndijës së Tetovës trajneri i mirënjohur Qatip Osmani, por duket pranuar se rezultati 0-0 përballë Shkupit mund të konsiderohet pozitiv, pasi bëhet fjalë për kampionen në fuqi që shkoi deri në fazën play off të Conference League.

Kryeson bindshëm Struga me 24 pikë të plota në tetë ndeshje, teksa Sileksi i vendit të dytë e ndjek me 10 pikë më pak (ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar).

Rezultatet:

Akademija Pandev – Makedonija GP       0-1

Rabotnicki – Pobeda       1-0

Shkëndija – Shkupi   0-0

Struga – Tikves  2-0.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...