Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Struga Trim Lum në festë, Duro: Sezon historik, fitore e madhe

Struga Trim Lum e mposhti sërish Buduçnostin dhe siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Conference League. Aty ku do të sfidojë Hesperange (Luksemburg). Kampionët e Maqedonisë së Veriut, shkruan historinë pas suksesit 3-4 në Podgoricë.

Skuadra e Shpëtim Duros, që kishte fituar 1-0 takimin e parë ndaj rivalëve nga Mali i Zi, përsëriti vetën në transfertë. Duke arritur një triumf emocionues.

Përballje ku shkëlqeu Marjan Radeski me një tregolësh, teksa shënoi edhe i përhershmi Besart Ibraimi. Trajneri Duro e cilësoi historike këtë fitore të klubit strugan, që është krijuar vetëm në vitin 2015.

Lexo edhe:

Një fitore historike, gjithashtu mund të them se i tërë ky sezon është historik për Struga Trim Lum. Pasi dolëm kampionë, luajtëm në finale të Kupës, por njëkohësisht të kalosh një tur në garat europiane, mendoj se është historike.

Aq më tepër se bëhet fjalë për një skuadër modeste, siç jemi neve në këtë rast. Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu edhe siç e kishim parashikuar. Ndeshja filloi keq për ne, pasi pësuam gol që në fazën e hershme.

Por, skuadra gjeti forcën, duke shënuar shumë shpejt dhe më pas edhe duke përmbysur rezultatin. Në momentet kur menduam se në pjesën e dytë do ta kemi më të lehtë, në sekondat e fundit të pjesës së parë pësuam golin e barazimit.

Gol ky që krijoi presion dhe moral te kundërshtari. Mirëpo duke pasur në skuadër lojtar të kalibrit si Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Bunjamin Shabani, Besmir Bojku, lojtarë që kanë vlera të jashtëzakonshme, profesionistë të vërtetë që po mbajnë peshën kryesore të skuadrës, atëherë doli që edhe pjesa e dytë të jetë në favorin tonë.

Më shqetësoi dalja e Mentor Mazrekajt, sepse ishte futur shumë mirë në këtë ndeshje, në momentet e para, para se të dëmtohej. Por e rëndësishme është që në fund arritëm një fitore të madhe”, theksoi tekniku i njohur shqiptar.

VIDEO/ Struga në histori, eliminon Buduçnostin me goleadë, kundërshtar luksemburgas në turin e tretë

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...