Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga triumfon me nëntë lojtarë ndaj Bregalnica Stip/ Shkëndija bie në transfertë, por vazhdon kryesimin

Struga triumfon me nëntë lojtarë në transfertën e Bregalnica Stip, që u mbyll me fitoren 1-3 të ekipit të Shpëtim Duros.

Miqtë arritën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 6’, me Bojku që zhbllokoi sfidën dhe kaloi Strugën në avantazh.

Lexoni edhe:

Kjo sfidë u shoqërua edhe me shumë kartonë, me Georgievski që u ndëshkua dhe la ekipin e Strugës me dhjetë lojtarë në minutën e 20.’

Megjithatë vetëm shtatë minuta më pas Lwaliwa po ashtu mori karton të kuq, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me nga 10 lojtarë nga të dyja skuadrat.

Bregalnica Stip tentoi të reagonte dhe barazoi me Kalpacki në minutën e 56’, megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm një minutë sepse në minutën e 57’ Ibrahimi realizoi për miqtë dhe kaloi sërish Strugën në avantazh.

Tensionet vazhduan edhe në fraksionin e dytë, me Bojku që u ndëshkua me karton të kuq dhe la Strugën me nëntë lojtarë në fushën e lojës.

Ndonëse në inferioritet numerik, Struga e tregoi forcën dhe shënoi golin e tretë me Ukpa në minutën e 90+1.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3, me Bregalnica Stip, që pas javës së shtatë të kampionatit kryesor të futbollit maqedonas, renditet në vend të tetë me nëntë pikë.

Struga nga ana tjetër renditet në vend të shtatë me nëntë pikë, por vlen të theksohet se ekipi I trajnerit Duro ka tre ndeshje të prapambetura për të luajtur.

Shkëndija mundet me rezultatin 2-1 nga Sileks në transfertë, me ndeshjen e javës së shtatë që rezultoi e vështirë për ekipin tetovar.

Vendasit patën mundësin që të zhbllokonin takimin me penallti me Ristovskin në minutën e 20’, por nuk ia dolën, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutën e 58’ Milosavljevic kaloi Sileks në avantazh, me sfidën që vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në përfundim të kohës së rregullt.

në minutën e 90+1’ Shkëndija barazoi me Cake, por ky rezultat zgjati vetëm një minutë, pasi në të 90+2’ vendasit shënuan golin e fitores me Lazarevikj.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1, me Sileks që pas raundit të shtatë renditet në vend të tretë me 12 pikë, teksa përtej kësaj humbjeje, Shkëndija vijon të kryesojë me 16 pikë, por vlen të theksohet se “kuqezinjtë” e Tetovës kanë një ndeshje të prapambetur.

 

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...