Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga triumfon ndaj Bregalnica Stip, Shkupi bind ndaj Sileks dhe “mbron” Europën

Struga vijon të kryesojë elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë të dielë mori fitoren 0-3 ndaj Bregalnica Stip.

Skuadra shqiptare dominoi të gjithë takimin, me golin e parë që u shënua në minutën e 9’ nga Maleski, i cili zhbllokoi sfidën.

Lexo edhe: 

Më pas, në minutën e 45’ Ibrahimi do të dyfishonte avantazhin për miqtë. Rezultati i këtij takimi u vulos nga Radeski, i cili realizoi golin e tretë për Strugën në minutën e 48’.

Pas javës së 30-të të kampionatit, Struga kryeson me 59 pikë, pesë më shumë se Shkëndija e vendit të dytë, teksa Bregalnica Stip renditet në vend të pestë me 37 pikë.

Shkupi fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Sileks. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 49’ që të gjendej goli i parë. Ishte Cephas ai i cili gjeti rrjetën dhe I dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Më pas në minutën 67’ Alvarez do të shënonte golin e dytë për skuadrën e Shkupit dhe njëkohësisht do të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Pas raundit të 30-të të kampionatit maqedonas, Shkupi renditet në vend të tretë me 52 pikë, teksa Sileks qëndron në vend të katërt me 44 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...