Analizë

Studimi i “L’Equipe, PSG ka vlerën e 1/3-ës së gjithë kampionatit francez

10 fitore në 10 ndeshjet e para, një rekord historik për kampionatin francez, 37 gola të shënuar (mesatarisht 3.7 gola për ndeshje) dhe vetëm 6 të pësuar. Praktikisht League 1 është mbyllur pas nisur mirë, askush nuk mund të hamendësojë, madje as tifozi më i çmendur i skuadrave rivale, se ekipi i kryeqytetit të Francës, PSG, mund ta humbë titullin kampion. Lilla e vendit të dytë është 8 pikë larg dhe nuk e ka staturën e një ekipi që mund të tentojë ta rikuperojë këtë diferencë.

Hendeku në arritjet sportive të viteve të fundit (PSG po dominon në Francë) refkektohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në vlerën e skuadrave të Ligue 1.

Sa vlen Paris Saint-Germain? Sipas një studimi të së përditshmes L’Equipe, për skuadrat që bëjnë pjesë në Ligue 1, vlera e klubit parisien i afrohet miliardit, duke u ndalur në 990 milionë euro.

Lyoni duhet të kënaqet me vendin e dytë (467 milionë), por vlen pak më shumë se gjysma e shoqërisë që zotëron Al Khelaifi (president i PSG). Në vend të tretë është Monaco, me 372 milionë euro. Kurse Olimpique Marseille vlen një e treta e skuadrës kampione të Francës, ose 306 milionë. Në këtë studim janë marrë parasysh disa parametra, si kuotimi në bursë, shpërndarja e dividentëve, pronësia e aseteve.

Sipas L’Equipe, 20 klubet e Ligue 1 vlejnë në total 2,950 miliardë euro, nga 990 milionë euro PSG te 16 milionë që është vlera e Nimes, klubi i fundit në këtë renditje. Vetëm Paris Saint-Germain vlen 33% e të gjithë kampionatit, ndërkohë së bashku me Lyonin, Monacon dhe Marseille (katër klubet kryesore) kanë një vlerë të barabartë me 72% të Ligue 1.

Të ardhurat e Paris Saint–Germain janë rritur ndjeshëm nën drejtimin e Al-Khelaifit. Qarkullimi është rritur nga 108 milionë në sezonin 2011/12 në 375 milionë në sezonin 2017/18. Këtyre u shtohet edhe ndikimi i kontratave nga Katari, të cilat vlerësohen në rreth 150 milionë në sezonin e fundit. Këto shifra janë reduktuar ndjeshëm nga UEFA sa i përket llogarive që lidhen me Fair Play Financial, në 58 milionë euro.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top