Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Stuhi në Austri, shtyhet Salzburg-Frankfurt!

Nga Koronavirus te moti i keq. Nëse sfida e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League Inter-Ludogorets do të luhet pa tifozë për shkak të alarmit të Koronavirusit në Itali, dueli i kthimit mes Salzburg dhe Eintracht Frankfurt në program për këtë të enjte në orën 21:00 është shtyrë për shkak të motit të keq. Meterologët kanë paralajmëruar për një stuhi të fuqishme që do të prekë Austrinë dhe qytetin e Salzburgut gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye sfida e kthimit mes këtyre dy skuadrave për raundin 1/16 është shtyrë për t’u luajtur të premten në orën 18:00. Ndeshja e parë është fituar 4-1 nga Frankfurti dhe shanset e skuadrës austriake për të avancuar më tej janë fare minimale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...