Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Stuttgarti e fiton thellë ndeshjen e parë ndaj Hamburgut, shumë pranë qëndrimit në Bundesligë

tStuttgarti vetëm një hap larg qëndrimit në Bundesligë. E renditur në vendin e 16-të në përfundim të sezonit të rregullt, skuadra e drejtuar nga 41-vjeçari Sebastian Hoeness fitoi thellë 3-0 ndeshjen e parë finale të play out-it ndaj Hamburgut, me skuadrën nga veriu i Gjermanisë që duhet të bëjë një përmbysje të pazakontë në ndeshjen e kthimit, që të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.

Një ndeshje e dominuar nga Stuttgarti, që shënoi pa u mbushur minuta e parë e lojës me Mavropanos.

Në të 26-tën, Guirassy pati shansin për të dyfishuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë vendësit e gjetën edhe dy herë të tjera rrjetën me Vagnoman dhe sërish Guirassy-n, për ta menaxhuar me qetësi lojën në minutat e fundit.

Lexo edhe:

Duhet theksuar se për Hamburgun u bë edhe më vështirë pas minutës së 69-të për shkak të ndëshkimit të Suhonen me karton të kuq.

Një avantazh shumë i ndjeshëm për Stuttgartin, që thjesht do t’i duhet të menaxhojë epërsinë e tre golave në takimin e dytë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...