Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Stuttgarti e mbyll me 10 lojtarë, por Kolni nuk përfiton

Kolni dhe Stuttgarti u ndanë në barazim pa gola në takimin e javës së katërt të Bundesligës. Skuadra e Baumgart ndjen mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë që pas largimit të Modestes, si dhe lodhjen e akumuluar pas angazhimit në ndeshjet e play-off-it të Conference League-s.

Stuttgarti bëri një paraqitje të mirë dhe në pjesën e parë ishte dominues, duke kontrolluar lojën e duke arritur që të kërcënonte vendasit në disa situata me Mavropanos dhe Silas, por pa rezultat. Në fundin e pjesës së parë Chabot kishte mundësinë ideale për të shënuar, por Mavropanos arriti që të ndalte topin në vijën fatale.

Pjesa e dytë kishte tjetër histori, me Pfeiffer që u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Në vazhdim Kolni bëri çmos për të shënuar, por pa rezultat. Skuadra e Baumgart mbetet e pamposhtur në 4 javë, por ky ishte barazimi i tretë që regjistron, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Stuttgarti arrin në kuotën e 3 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...