Stuttgarti ia doli mbanë të merrte një pikë jetike në shtëpi për objektivin mbijetesë në sfidën përballë Bayer Leverkusenit.
Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Mercedes-Benz-Arena”, pavarësisht se kaloi e para në avantazh.
Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë falë penalltive. Në minutën e 57-të nga pika e bardhë për Stuttgart goditi saktë Guirassy, i cili realizoi me një parabolë fantastike.
- Ndryshime në kombëtaret e moshave/ Largohet trajneri i njohur, Bulku rritet në detyrë
- VIDEO/ Goli i parë në Rumani, Hoxhallari merita në fitoren UTA Arad
- VIDEO/ Tjetër gol në Ukrainë, Seferi “nderon” Vorsklan
- Refuzojnë fanellat me ylber, 5 titullarë trajnerit: Mos na llogarit për ndeshje!
Bayer Leverkuseni barazoi rezultatin në minutën e 70-të pas një gafë të portierit të Stuttgartit, i cili shkaktoi penallti.
Nga 11 metra largësi u tregua i saktë argjentinasi Exequiel Palacios.
Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat. Pas këtij barazimi, Stuttgarti mbetet në vendin e 17-të me 29 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni shkon në kuotën e 49-të pikëve në vendin e shtatë.
