La Liga

Suarez: Barcelona kërkon një numër 9? Është normale, mosha ime…

“Nuk është diçka çuditshme që klubi po kërkon një numër 9 tjetër, është realiteti i futbollit. Vjen momenti në të cilin mosha ime nuk do të më lejojë të jem në lartësinë e nevojave të Barcelonës”.  Janë këto fjalët e Luis Suarezit, në një intervistë të dhënë së fundmi. Sulmuesi i Barcelonës foli për të ardhmen, por edhe për eksperiencën e tij aktuale me fanellën e klubit “blaugrana”.

“Kërkesat e Barcelonës janë të pafundme, çdo 3 ditë je nën provë, nuk ke pushim. Nëse gabon, nuk të falin. As edhe një ndeshje të gabuar. Nuk është e lehtë të vish në një klub si Barcelona, të përshtatesh dhe të fitosh vendin. U bënë pesë vjet që jam në klub dhe bashkëjetoj në mënyrë konstante me presionin, duke kërkuar të përgjigjem në të njëjtën mënyrë”, – pranoi “El Pistolero”.

Barcelona, siç konfirmohet edhe nga deklaratat e Suarezit, është në kërkim në një numri të ri 9 për të ardhmen. Eric Abidal është që tani duke punuar me stafin për të gjetur zëvendësuesin e urguajanit dhe siç bën të ditur “El Mundo Deportivo”, ka një listë lojtarësh për sondazhin “blaugrana”.

Klubi është i interesuar për disa lojtarë nëpër Europë si: Lewandowski, Harry Kane, Aubameynag, Mbappe, Icardi, Lautaro Martinez dhe Haaland. Gjuetia e Barcelonës për numrin 9, pas Suarezit, ka nisur.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency