Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tri penallti dhe “lumë golash”, Atl. Madrid nderohet në fund ndaj Getafes

Raundi i 24-ët për Atl Madrid dhe Getafe është mbyllur me fitoren 4-3 të vendasve. “Los Colchoneros” e nisën shumë mirë, por që në fillim të kësaj përballjeje, Suarez humbi një penallti.

Pjesa e parë ishte shumë intensive, me skuadrat që tentuan të realizonin në shumë raste dhe shënuan plot 6 gola.  I pari u realizua nga Correa në minutën e 19’, duke “i dhënë” pak frymëmarrje skuadrës së Atletico Madrid. Teksa Cuhna do të dyfishonte rezultatin për vendasit vetëm 8 minuta më pas.

Do të duhej minuta e 30’ e ndeshjes, që Getafe të reflektonte dhe të niste kundërpërgjigjen me golin e Mayoral. Unal barazoi në minutën e 37’ duke shënuar penallti, ndërsa më pas po me penallti sulmuesi do të dyfishonte shifrën e tij dhe në të njëjtën kohë i dhuroi golin e tretës skuadrës së Getafes, duke përmbysur rezultatin deri minutën e 42’.

Megjithatë Correa nuk i la miqtë që të festonin për shumë gjatë, pasi sulmuesi argjentinas barazoi rezultatin në minutat shtesë të këtij fragmenti.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ai i Hermosos në minutën e 89′, që ndezi festën e Los Colchoneros, që duhet thënë se prej minutës së 58′ luajtën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Felipe.

Pas këtij takimi Atl. Madrid ngjitet në vend të katërt me 39 pikë, ndërsa Getafe qëndron në vend të 15 me 25 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...