La Liga

Suarez “kafshon” në debutim, dygolësh dhe asist në fitoren tenistike ndaj Granadas

Dy gola dhe një asist në jo më shumë se 25 minuta në fushë. Kështu e nisi aventurën e tij tek Atletico e Madridit Luis Suarez, i larguar zyrtarisht nga Barcelona 48 orë më parë. Uruguajanit i kanë mjaftuar vetëm dy seanca stërvitor për t’u “shkrirë” në organikën e “Los Colchoneros”, të cilët shkatërruan me rezultat tenistik 6-1 Granadan në “Wanda Metropolitano”.

Simeone, në mënyrë të kuptueshme, nuk e aktivizoi titullar, por kur ia dha mundësinë e aktivizimit (Atletico kryesonte 3-0)), “El Pistolero” ia shpërbleu fillimisht me asist për Marcos Llorenten, më pas me një dygolësh që e bën perfekt debutimin e tij me ekipin madrilen.

Një mesazh ky edhe për drejtuesit e Barcelonës, që ndoshta shumë shpejt do të pendohen që e larguan nga “Camp Nou”.

Sa për kronikë, tre golat e parë për Atleticon u realizuan nga Diego Costa, Correa dhe Joao Felix (Saul humbi 11-metërsh kur rezultati ishte 1-0), ndërsa golin e “flamurit” për Granadan e realizoi Molina (87’).

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency