Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Suarez mban Atleticon në krye, Reali ndalet pas 5 fitoreve radhazi

Një gol i Luis Suarez në minutën e 20’ i mjaftoi Atleticos së Madridit që të marrë tre pikët në ndeshjen ndaj Getafes në “Wanda Metropolitana”. Të besuarit e Diego Simeones triumfuan me rezultatin minimal 1-0, ndërsa sulmuesi uruguaian shënoi golin e tetë sezonal me fanellën e “Los Colchoneros”.

Kjo ishte fitorja e 11 sezonale për Atleticon e Madridit, që mes 14 ndeshjeve të luajtura numëron edhe dy barazime e një humbje, falë të cilave ka grumbulluar plot 35 pikë, që e mbajnë në krye të renditjes në kampionatin spanjoll.

Reali i Madridit nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Elches dhe mbeti pas Atleticos në renditje, pasi tani ka dy pikë më pak se “Los Colchoneros” të cilët kanë edhe dy ndeshje më tepër për të luajtur, me të cilat mund të shkëputen më shumë.

Të besuarit e Zinedine Zidane numëronin plot 5 fitore radhazi në kampionat, por nuk ia dolën të ruajnë ritmin dhe regjistruan barazimin e tretë sezonal, ndonëse përballë kishin një skuadër modeste si Elche.

Luka Modric kaloi në avantazh madrilenët në minutën e 20’, ndërsa pak para fundit Reali fitoi edhe një penallti, por pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri kryesor ndërroi mendje dhe e anuloi. Ndërkohë Elche riktheu baraspeshën në fillim të pjesës së dytë, kur Fidel u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe mposhti belgun Courtois.

Në ndeshjet e tjera, Celta Vigo triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Huescës, ndërsa me të njëjtat shifra u mbyll edhe përballja mes Granadës e Valencias, një sfidë mjaft e tensionuar, që e detyroi arbitrin kryesor të nxjerrë tre herë kartonin e kuq.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...