La Liga

Suarez në lot, humb derbin e fundjavës me Realin

Atletico e Madridit u kualifikua mes drithërimash në raundin me eliminim direkt në Champions League. “Los Colchoneros” gjatë sfidës me Porton, në transfertë, fillimisht humbën që në minutën ë 13-të Luis Suarezin për arsye dëmtimi, më pas Carrascon, kur rezultati ishte 0-1, u ndëshkua me karton të kuq, gjithsesi skuadra e Simeones në fund fitoi 1-3.

Në momentin e largimit nga fusha, Suarez shpërtheu në lot, pasi la skuadrën në një moment shumë delikat. Nuk pati asnjë përplasje me kundërshtarët, por ndjeu dhimbje për shkak të një problemi serioz muskulor.

 I shoqëruar nga një anëtar i stafit mjekësor, Surez vuri duart në fytyrë, duke qarë. Nuk ishte hera e parë që dëmtohej në këtë sezon. Lëndimi i radhës vjen vetëm pak ditë para derbit të Madridit përballë Realit, sfidë shumë e rëndësishme për skuadrën e Simeones për t’u rikthyer në garën për kampionatin.

Ekzaminimet e detajuara do të përcaktojnë kohën që do t’i duhet uruguaianit për t’u rikthyer në fushë.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency