Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Suarez “vret” Realin, Barcelona kualifikohet në finale

Reali i Madridit dhe Barcelona zhvilluan përballjen e parë, nga dy të tilla të programuara këtë javë, ndërsa në “Santiago Bernabeu” ishte Barcelona që fitoi dhe festoi kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Camp Nou” 3 javë më herët, mbrëmjen e sotme Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 0-3, falë dopietës së Luis Suarezit dhe autogolit të mbrojtësit francez Raphael Varane.

Pjesa e parë ishte me ritëm mjaft të lartë dhe ishte pikërisht Reali i Madridit, që kishte iniciativën, duke kërcënuar disa herë kuadratin e Ter Stegen, veçanërisht me talentin brazilian Vinicius.

Në të njëjtën mënyrë startoi edhe pjesa e dytë, por këtë herë katalanët u treguan mjaftueshëm cinikë, për të shfrytëzuar në perfeksion thuajse çdo dalje në kundërsulm dhe arritën të dërgojnë 3 herë topin në rrjetën e portës madrilene.

Vetëm 3 ditë më vonë, të shtunën në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe sërish në “Santiago Bernabeu”, por këtë herë në sfidën e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Takimi ka një rëndësi mjaft të veçantë, pasi Reali do të kërkojë të rikthehet në garë për titullin kampion, ndërsa Barcelona “të vrasë” betejën për kreun. Kjo sfidë do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...