Basketboll

Suedia dhe Britania e Madhe, në çerekfinale të Europianit

Suedia u bë skuadra e parë përfaqësuese që u kualifikua për në raundin çerekfinal të edicionit të 37-të të Kampionatit Europian të Basketbollit për femra, nga faza play off, teksa mundi Letoninë me rezultatin e thellë 77-62. Ekipi skandinav dominoi takimin nga fillimi në fund dhe falë këtij suksesi do të masë forcat në turin çerekfinal me vendin tjetër organizator Serbinë.

Në kryeqytetin e vendit, pikërisht në Arena Riga, përpara 2 250 spektatorëve ekipi i drejtuar nga trajneri francez Francois Gomez nuk e gjeti veten për asnjë çast në disavantazh, përkundrazi skuadra verdheblu e udhëhequr nga Frida Eldebrink u shkëput që në minutata e para të ndeshjes. Suedia kryesoi 4-0 dhe 8-4, megjithatë përfaqësuesja balltike reagoi duke barazuar shpejt shifrat në 8-8.

Ky ishte barazimi i parë dhe i fundit i takimit, sepse që nga ai moment Suedia realizoi 10 pikë radhazi duke krijuar edhe shkëputjen përfundimtare. Dy vendet kishin plot 18 vjet pa u ndeshur, megjithatë në 3 përballjet e mëparshme ndërmjet tyre në sfidat e vlefshme për kampionatin evropian, ndonëse minimalisht Suedia i kishte fituar që të tri takimet.

Pasi fituan periodën hapëse 23-14 basketbollistet mike e limituan Letoninë në 10′ e dytë në vetëm 9 pikë, e për rrjedhojë lojtaret verdheblu shkuan në interval me eprësinë e madhe 45-23.

Në pjesën e dytë Suedia lëshoi diçka dhe mendoi thjesht për të ruajtur forcat për takimin çerekfinal me Serbinë, e për pasojë basketbollistet vendase përfituan duke fituar dy periodat e mbetura respektivisht 17-14 dhe 22-18.

Përfundimisht Suedia mbylli gjithë takimin me rezultatin 77-62, në një ndeshje ku plot 4 lojtare të skuadrës skandinave e mbyllën ndeshjen me dopio shifra. Shkëlqeu Frida Eldebrink me 21 pikë e 5 topa në tabelë, ndërsa Kalis Loyd i shtoi ekipit edhe 14 pikë të tjera, ndërkaq ylli i skuadrës, sulmuesja 25-vjeçare që luan në kampionatin amerikan të femrave për New York Liberty-n Amanda Zahui kontribuoi me 12 pikë e 10 rebound, sidoqoftë me 12 pikë e përfundoi takimin gjithashtu edhe Binta Drammeh.

Synimi i Suedisë është që të përmirësojë pozicionin e 7 në kampionatin evropian të vitit 1987 e 2013, vend që përfaqëson njëherësh edhe arritjen më të madhe të ekipit skandinav në Euro Basket, gjithsesi pas kualifikimit për në 8 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni ekipi verdheblu tani do të udhëtojë nga Riga për në Beograd, ku do të zhvillohet edhe gjitha pjesa e mbetur e këtij aktivitetit.

Fitoi të drejtën për të luajtur për herë të parë për në fazën çerekfinale, në gjithë historinë e këtij kompeticioni, edhe Britania e Madhe që mposhti po në Riga Arena Malin e Zi me rezultatin e thellë 92-71.

Ashtu si Suedia edhe skuadra britanike dominoi gjithashtu nga fillimi në fund takimin me përfaqësuesen ballkanase dhe i vetmi avantazh për lojtaret malazeze u regjistrua në periodën e dytë, me shifrat 27-26.

Në pjesën e parë gjithsesi Mali i Zi rezistoi dhe në interval Mbretëria e Bashkuar kryesoi ngushtë 44-41, ndërsa në vazhdim e udhëhequr edhe nga 26-vjeçarja me origjinë nigeriane Temi Fagbenle që luan si qendër në Shtetet e Bashkuara për Minnesota Lynx, skuadra britanike u shkëput përfundimisht duke mbyllur gjithë takimin me shifrat 92-71, duke fituar kështu të drejtën për t’u përballur në fazën çerekfinale ditën e enjte në Stark Arena të Beogradit me përfaqësuesen e Hungarisë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency