Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Suedia mposht Sllovakinë me rezultat minimal, kualifikimi më pranë

Suedia triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Sllovakisë dhe merr përkohësisht kryesimin e grupit E, me 4 pikë, duke qenë tashmë shumë pranë sigurimit të një bilete për në fazën e 1/8-ave të Europianit.

Në “Krestovsky” të Shën Petërsburgut u zhvillua një 45-minutësh i barabartë, me Sllovakinë disi më ngulmuese për të gjetur golin e avantazhit, por skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Në 45-minutëshin e dytë u pa një Suedi shumë më agresive, që iu afruar disa herë golit, por hasi një një formë fantastike të portierit Dubravka, që bëri disa herë mrekullinë për të mos lejuar ndaljen e topit në rrjetë.

Megjithatë ishte pikërisht gardiani sllovak që u vonua në dalje në minutën e 77’ dhe u detyrua në bëjë faull në zonë ndaj Isak, teksa për kryesorin gjerman nuk kishte dyshime, pasi akordoi penallti për Suedinë dhe karton të verdhë për Dubravkën.

Nga pika e bardhë shkoi Forsberg, që arriti të dërgojë topin në rrjetë, ndonëse portieri kundërshtar arriti të kuptojë krahun, ndërsa rezultati 1-0 për Suedinë mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore, Suedia është më pranë kualifikimit, kjo edhe për faktin që ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Polonisë, ku do t’i mjaftojë edhe një barazim për të qenë e sigurt në fazën e 1/8-ave, ndërsa Sllovakia komplikon gjithçka, pasi në javën e fundit do të përballet me Spanjën në Sevilla.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...