Kategoria Superiore

Sukaj e merr me humor: Shyqyr kemi “Lungomaren” dhe pimë ndonjë kafe

Xhevahir Sukaj u tregua i gatshëm të japë një intervistë për mikrofonin e Supersport, ku komentoi penalltinë “e vjedhur” ndaj Stazhillës dhe trajtoi me nota humori situatën te klubi vlonjat.

Një ndeshje e vuajtur por më në fund morët pikën e parë…
Rezultat pozitiv. Laçi është një ekip shumë i fortë. Pretendon për lartë. Me golin që shënuam, u desh të menaxhonim rezultatin, por nuk ia arritëm. Nga ndeshja në ndeshja, besoj se mund të përmirësohemi.

Jeni shquar për golat tuaj, por edhe për sinqeritetin. A ishte penallti ajo ndërhyrje e Stazhillës ndaj jush?
Unë e driblova Stazhillën dhe ndërhyrja e tij ishte e lart, për faull, por unë e shmanga përplasjen. Ndërhyrja ishte për faull, pavarësisht se unë kërceva sipër. Duhet ta shikoj edhe njëherë, se nuk e kam shumë të qartë. Mund të jetë edhe e vërtetë, nuk jam i qartë sinqerisht, nuk është se e mohoj, po ta di e them.

Si është situata te Flamurtari?
Lungomaren shyqyr Zotit qeveria e ka bërë. Dalim pimë kafe. Ekipi po formohet dhe na kanë premtuar se do zgjidhet gjithçka. Është ekip i rregull te pjesa e kontratave. Vonesa te pjesa e pagesave ka pasur, por kontratat janë të rregullta. Unë personalisht 3 ndeshjet e para, duke ditur që ishin shumë të forta, mendova ishalla merrnim 1 pikë, ndaj i prisja 3 humbjet. Fatkeqësi ishte ndeshja në Gjirokastër. I vetmi hap fals ishte në Gjirokastër. Dalja e Pjeshkës dhe mosaktivizimi i mbrojtësit grek na prishi shumë punë.

Keni luajtur me një numër të madh tifozësh në tribuna, në Iran. Është normale të luani me një stadium bosh si sot?
Kam pasur fatin të luaj në Iran me mbi 100 mijë tifozë në stadium, por sot nuk e dija që nuk do kishte tifoza këtu. E mësova vetëm para ndeshjes dhe nuk i di arsyet, ndaj nuk flas dot. Duhet t’ia lemë kohës, nuk kam dijeni. Flamurtari ishte fushë e vështirë kur luaja kundër. Ne na shërbejnë shumë tifozët. Jemi të detyruar t’i përshtatemi situatës që na ka ardhur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency