Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sukaj-show në Shkodër, nuk ka fitues në Gjirokastër

Vllaznia mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Lushnjës, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superiore, ndërsa Xhevahir Sukaj dhuroi një nga perlat që do të mbahen mend gjatë në Shkodër dhe Shqipëri.

Në “Loro Boriçi”, ndeshja filloi menjëherë vrullshëm për shkodranët, që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 5-të, falë një goli të shënuar nga Sukaj. Sulmuesi shkodran mori një top nga krahu dhe pa e ulur fare, goditi menjëherë nga vija e 16-metërshit, duke e dërguar në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë ishte Andi Ribaj, që shënoi në portën e Spahos, pas një gjuajtjeje të devijuar edhe nga mbrojtja lushnjare.

Me golin e dytë skuadra e Gjokës uli ritmin dhe filloi të menaxhojë forcat, duke qarkulluar qetësisht topin. Në minutën e 46’, vetëm pak sekonda para vërshëllimës së fundit të pjesës së parë, Sukaj merr një top në gjysmëfushën e tij dhe pasi i reziston ndërhyrjes së Maganit, godet pa shkuar ende në vijën e mesit të fushës dhe e dërgon topin në rrjetën e Spahos, duke përfituar edhe nga dalja e këtij të fundit.

Një gol shumë i rrallë ky në botë dhe akoma më shumë në Kategorinë Superiore, që nuk mund të shënohej tjetër përveçse në djepin e futbollit shqiptar. Pjesa e dytë ishte thjesht për të respektuar takimin, teksa shkodranët arritën të shënojnë edhe një gol të 4-t, në minutën e 84-t, me anë të sulmuesit të të rinjve, Pusi, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0

Në Gjirokastër takimi ishte vërtetë ashtu siç pritej, shumë i luftuar nga të dy skuadrat, por me vendasit dukshëm më lart teknikisht, ndonëse në fund rezultati ishte i bardhë 0-0. Në pjesën e parë, portieri Shpëtim Moçka u bë dy herë hero për durrsakët në pjesën e parë, ndërsa në një moment ishte traversa ajo që ndali topin e gjuajtur nga talenti i Luftëtarit, Dejvi Bregu.

Edhe 45-minutëshi i dytë pati të njëjtën tablo si e para, por me ndryshimin se këtë herë rastet e pastra ishin më të pakta për të dy skuadrat, ndërsa Teuta pa më shumë drejt sulmit, për të marrë 3 pikët dhe për të ruajtur ritmin e Vllaznisë paraardhëse në renditje. Gjithsesi, mund të thuhet se ky barazim i shërbeu më shumë durrsakëve, që morën një pikë në këtë transfertë të vështirë, pasi Luftëtari i Likës shpërdoroi një mundësi të mirë për t’u futur në zonën europiane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...