Kategoria Superiore

Sukaj: T’i largohemi fundit, topin e marr edhe pa tripletë

Xhevahir Sukaj zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira, që kur është rikthyer te Vllaznia, në muajin dhjetor. Sulmuesi shënoi dy gola, pati disa mundësi dhe fitoi shumë dyluftime me mbrojtjen kundërshtare.

Çfarë shkoi mirë sot, apo nuk ka shkuar mirë në ditët e tjera?
Sukaj: Ne e kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim, pasi i dinim vlerat e kundërshtarit. Pas barazimit të Teutës, e dinim se e kishim detyrim fitoren. Fillimin e patëm pak problem, por goli i Vucajt na çliroi dhe pastaj dhamë maksimumin, për të marrë 3-pikët.

Pati pakënaqësi apo debat, në lidhje me 11-metërshin?
Sukaj: Absolutisht asnjë problem, apo pakënaqësi, madje u përgëzuam me njëri-tjetrin. Unë e kuptova vendimin e trajnerit, për t’ia lënë penalltinë Gilmanit, pasi edhe ai duhej të shënonte, për t’u çliruar. Për më tepër, ishim në avantazh 3-0 dhe nuk përbënte asnjë problem.

Mos ndoshta Vllaznia jep më të mirën kur luan me frikë?
Sukaj: Ne e vlerësonim shumë Flamurtarin, por nuk e kishim frikë. Frika lidhet me pozitat tona të këqija dhe me faktin se kemi nevojë emergjente për pikë.

Shënoni dopietë pas shkarkimit të Starovës.
Sukaj: Më vjen keq për shkarkimin e Starovës, gjë që e mësova vetëm pak minuta para ndeshjes. Gjithsesi, ajo është një zgjidhje e brendshme e klubit, që nuk më intereson shumë.

Ju shqetëson Teuta apo situata e Vllaznisë?
Sukaj: Tani për vetë situatën që jemi, kemi rivalitetin me Teutën për t’iu larguar zonës së ftohtë. Ndoshta po të marrim edhe një tjetër 3-pikësh dhe të shkëputemi disi, do të jemi më të qetë.

Po të kishit gjuajtur penalltinë dhe të kishit shënuar, do të merrnit topin në shtëpi. A keni pishman për këtë?
Sukaj: Jo aspak, pasi punëtorët e fushës janë aq dashamirës, sa ma japin topin edhe me një gol të shënuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency