Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sukaj “zgjon” Vllazninë, Kamza “pushton” Kukësin, Laçi i merr pikë Partizanit

Ishte 16 tetori i vitit të kaluar, kur Kukësi mposhti Teutën me rezultatin 4-2 dhe që nga ai moment, nuk ka arritur të fitojë më në kampionat, në ‘Zeqir Ymeri’. Duket se as Peter Pacult nuk ka arritur të gjejë ‘kurën’ e për të sjellë fitoret në shtëpi, të verilindorëve, që deri para pak muajsh e kishin kthyer stadiumin e tyre në një fortesë të pamposhtur.

Nëse javën e kaluar Kukësi arriti të rrëmbejë një barazim 1-1 përballë Flamurtarit, këtë herë vendasit u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Kamza e Ramazan Ndreut. Një gol i shënuar nga Rezi në minutën e 70, rezultoi vendimtar në këtë takim, që pa kamzalinjtë të largoheshin me 3 pikë dhe Kukësin të dështojë të ndezë festën në ‘Zeqir Ymeri’.

Në minutat në vijim, Kukësi e rriti intensitetin dhe arriti të godasë edhe shtyllën, me anë të Donjet Shkodrës, por pa arritur të ndryshojë shifrat e rezultatit. Kjo ishte edhe humbja e parë për skuadrën e Kukësit, nën drejtimin e Peter Pacult, që erdhi me shumë bujë në fund të vitit të kaluar, për të zënë vendin e serbit Milinkoviç.

Pas këtij triumfi, Kamza shkon përkohësisht në vendin e 4-t, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi i vendit të 3-të. nga ana tjetër, verilindorët mbeten tashmë 14 pikë larg kreut, ç’ka mund të përkthehet në një dështim në mbrojtjen e titullit kampion.

Ndaj Lushnjës nuk i lejohej gabimi dhe Vllaznia arriti të marrë maksimumin e pikëve, falë një fitoreje 0-2. Vendimtar ishte sulmuesi shkodran i ardhur në janar nga Partizani, Xhevahir Sukaj që dërgoi 2 herë topin në rrjetën e Spahos, në 45-minutëshin e dytë.

Pjesa e parë në ‘Roza Haxhiu’ ishte shumë e vakët, me të dy skuadrat që synonin më shumë të mos gabonin dhe sulmonin të kujdesura. 45-minutëshi I dytë nisi me një tjetër ritëm, ku Lushnja shkoi shumë pranë golit, që në minutën e 46, por Sherri priti bukur goditjen me kokë të Gavës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 64-t, nga ana e Sukajt, që pas asistit të Gilman Likës, u lirua mirë në zonë dhe goditi me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë.

11 minuta më pas, ishte sërish Sukaj që tëntoi të godasë portën, por topi u ndal me dorë nga mbrojtësi i verdhejeshilëve, Prenci, duke bërë që gjyqtari Xhaja të akordojë penallti. Ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër sërish Sukaj, që nuk gaboi përballë Spahos, duke shënuar golin e qetësisë për skuadrën e Gjokës, që momentalisht shkon në vendin e 8, jashtë zonës së ftohtë.

Laçi konfirmohet “mace e zezë” për Partizanin, pasi u merr pikë të kuqve edhe në ndeshjen e tretë sezonale në “Selman Stërmasi”, duke barazuar 0-0. Pavarësisht dominimit territorial dhe rasteve të humbura nga vendasit, kurbinasit e merituan pikën, madje mund të kishin marrë diçka më shumë nëse Reginaldo do të tregohej më i saktë në mundësitë që iu dhanë.
Të dyja skuadrat humbasin nga një pozicion në renditje (Laçi vendi i 5-të, Partizani i 6-ti”, pasi u parakaluan në Kamza.
Spektakël në “Niko Dovana” të Durrës në sfidën mes Teutës dhe Luftëtarit, që u mbyll me fitoren e skuadrës së Hasan Likës, 2-3. Një ndeshje që doli që në fillim jashtë skemave taktike, me të dyja skuadrat që bënë maksimumin për të marrë fitoren, por në fund, ndoshta edhe me pak fat, festuan bluzinjtë.
Fillimi ishte i vrullshëm për gjirokastritët, që e gjetën golin që në minutën e 2-të më Vasil Shkurtajn, që i shërbyer nga Jackson dhe “i harruar” nga mbrojtja kalon edhe portierin për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, 1-0.
“Djemtë e Detit” u kundërpërgjigjën në minutën e 17-të Hilën, që shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Latif pas ndërhyrjes së Liçajt, 1-1.
Loja u bë edhe më e bukur, sepse asnjë nga skuadrat nuk ishte e kënaqur me një pikë.
Në minutën e 33-të spikat sërish Vasil Shkurtaj, që shfrytëzon më së miri asistin e Liçajt, për të kaluar sërish në avantazh Luftëtarin. 1-2.
Teuta sigurisht nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe kërkoi me ngulm baraziminim, që e arriti me Lajthinë në të 40-ën.
Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, pro fati i buzëqeshi Luftëtarit, kur Dejan Shehi, në tentativë për të larguar rrezikun godet trupin e portierit Kastrati, me topin që kalon vijën fatale për golin e 2-3.
Liçaj u ndëkua me karton të kuq (dy të verdhë) në minutën e 77-të, por vendasit nuk mundën ta shfrytëzonin epërsinë numerikë në minutat e fundit. Me fitoren 2-3 të Luftëtarit u mbyll ky takim, që konfirmoi krizën e Teutës, e cila zbret në zonën e ftohtë (e parafundit), pasi u parakalua nga Vllaznia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...